TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Policia e Kosovës ka dalë me një njoftim zyrtar lidhur me situatën e krijuar në ambientet e Kuvendit të Republikës, ku mëngjesin e së premtes u krye një evakuim i menjëhershëm pas një kërcënimi për mjet shpërthyes.
Sipas policisë, informata u pranua në formë mesazhi SMS, dhe menjëherë pas sinjalizimit, u aktivizuan njësitë kompetente të sigurisë, të cilat vendosën perimetrin mbrojtës dhe evakuuan deputetët dhe të pranishmit.
“Prokuroria kompetente dhe njësitë e deminimit janë në terren dhe po kryejnë kontrollin e imtësishëm të objektit shtetëror,” – thuhet në deklaratën zyrtare të Policisë së Kosovës.
Deri më tani nuk janë raportuar të dhëna për ndonjë mjet të konfirmuar shpërthyes, ndërsa hetimet për origjinën dhe natyrën e kërcënimit janë në zhvillim.