TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Tension në Kuvendin e Kosovës, ku të gjithë deputetët, gazetarët dhe të pranishmit janë nxjerrë me urgjencë nga ndërtesa, pak para rifillimit të seancës konstituive.
Kryetari i Kuvendit, Glauk Konjufca, konfirmoi se bëhet fjalë për një kërcënim të bërë përmes telefonit, pa dhënë më shumë detaje. "Policia kështu po mendon…", u shpreh Konjufca para mediave, duke theksuar se autoritetet e rendit pritet të sqarojnë situatën.
Derisa policia ende nuk ka dhënë një deklaratë zyrtare mbi natyrën dhe burimin e kërcënimit, burime brenda Kuvendit thonë se evakuimi është kryer si masë parandaluese sigurie.
Në vendngjarje ndodhen forca të shtuara të policisë, ndërsa seanca është pezulluar për një kohë të pacaktuar deri në sqarimin e plotë të rrethanave.