TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Policia e Kosovës ka urdhëruar evakuimin e plotë të ndërtesës së Kuvendit, përfshirë deputetët, mediat dhe personelin, pak para nisjes së seancës konstituive.
Ndonëse autoritetet nuk kanë dhënë ende një deklaratë zyrtare mbi arsyet e këtij veprimi, burime nga brenda Kuvendit flasin për një kërcënim të mundshëm që lidhet me çështje sigurie.
“Na dhanë udhëzime me dalë, sepse ka një kërcënim me gjasë. Nuk e dimë çka po ndodh dhe na kërkuan me dalë. Policia na tha për çështje të sigurisë,” – deklaroi Abelard Tahiri, deputet i Partisë Demokratike të Kosovës.
Nuk dihet ende se kur pritet të rifillojë puna në Kuvend, ndërsa pritet reagimi zyrtar i Policisë së Kosovës mbi situatën.