BALLKAN, 4 Korrik 2025, 12:19

VIDEOT/ Aksident i rëndë: Përplasen 2 autobusë! Raportohet për 32 të plagosur, mes tyre 12 të mitur

VIDEOT/ Aksident i rëndë: Përplasen 2 autobusë! Raportohet

Një aksident i rëndë është regjistruar mesditën e sotme në Kos në "Bulevardin Konstantinos Karamanlis". Mësohet se dy autobusët u përplasën në rrethana të paqarta.

Nga ky aksident janë plagosur 32 persona. Mësohet se mes të plagosurve, 12 janë të mitur.

Raportohet se tre prej tyre janë plagosur rëndë. Ministri i Shëndetësisë Adonis Georgiadis theksoi se jeta e tre të plagosurve rëndë nuk është në rrezik. 

Sipas dëshmisë së shoferit të autobusit të parë automjeti i tij ishte në lëvizje, sapo ishte nisur nga ndalesa, kur papritur autobusi i dytë erdhi me shpejtësi të madhe dhe u përplas në pjesën e pasme të automjetit.

Në vendngjarje ndodhen një ekip zjarrfikës, forcat e Policisë Rrugore dhe ambulancat e EKAB. 

Të plagosurit po transportohen në Spitalin Asklepieion në Voula dhe katër fëmijë janë transferuar në Spitalin e Fëmijëve Aglaia Kyriakou. Transporti po kryhet me tetë ambulanca, dy automjete të reagimit të shpejtë dhe tre njësi të lëvizshme EKAB.