TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Këshilli i Ministrave pritet të marrë javën e ardhshme vendimin zyrtar për pjesëmarrjen e Shqipërisë në misionin ndërkombëtar në Gaza.
Lajmin e ka bërë me dije Ministri i Mbrojtjes, Ermal Nufi, gjatë një komunikimi me gazetarët, ku sqaroi hapat që do të ndiqen për dërgimin e ushtarakëve shqiptarë.
"Javën që vjen me shumë mundësi do marrë Këshilli i Ministrave vendimin lidhur me dërgimin e trupave në Gaza. Ne do dërgojmë oficera shtabi në shtabin e Forcave Ndërkombëtare Stabilizuese, Shqipëria do jetë pjesë e këtyre trupave, kemi bërë një mision për shqyrtimin e territorit, pas atij misioni do dërgojmë oficerët e shtabit, dhe do bëhet vlerësimi edhe angazhimin e trupave konkretë, dhe aty do specifikojmë sa trupa do dërgohen dhe ku do dërgohen specifikisht dhe cili do jetë misioni i tyre konkretë," deklaroi Nufi.