AKTUALITET, 20 Nëntor 2022, 19:48

(VIDEO) Bllokohet hyrja e Shkodrës, shembet ura e vjetër e Bahçallëkut dhe ndërpret lëvizjen në urën e re

(VIDEO) Bllokohet hyrja e Shkodrës, shembet ura e vjetër e

Prurjet e shumta të lumenjve Drin dhe Kir, shembin edhe urën e vjetër të Bahçallekut, në hyrje të qytetit të Shkodrës.

Ura nuk përdorej prej vitesh por pjesa e dëmtuar e saj është shkëputur duke u përplasur në urën e re që është funksionale.

Kjo ka detyruar autoritetet të bllokojnë lëvizjen e automjeteve sepse ura nuk ofron më garanci. Kështu bllokohet hyrja e Shkodrës.