TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Shoqëria Koncesionare (Albanian Highway Concession Company), AHC, që mirëmban segmentin e rëndësishëm rrugor Milot-Morinë deklaroi sot se situata paraqitet normale dhe pa probleme për qarkullimin e automjeteve.
AHC njoftoi se ka marrë të gjjtha masat duke rritur numrin e shërbimeve në mirëmbajtjen e “Rrugës së Kombit” dhe u bëri apel drejtuesve të mjeteve të bëjnë kujdes gjatë udhëtimit të tyre në ”Rrugën e Kombit”.
Njoftimi AHC
Pavarësisht rreshjeve të dendura te shiut situata në autostradën Milot-Morinë paraqitet normale dhe pa probleme për qarkullimin e automjeteve.
Duke u nisur nga situata aktuale dhe parashikimet për ditët në vazhdim, AHC ka marrë të gjjtha masat duke rritur numrin e shërbimeve në mirëmbajtjen e “Rrugës së Kombit”.
AHC ju bën apel drejtuesve të mjeteve të bëjnë kujdes gjatë udhëtimit të tyre në ”Rrugën e Kombit”:
????Kërkojmë nga përdoruesit e automjeteve të ecin me shpejtësi të reduktuar
????Të respektojnë sinjalistikën rrugore dhe të kenë kujdes të shtuar për tabelat elektronike dhe mesazhet që ato përcjellin.
????Të lëvizin me goma dimërore.
????Për çdo shqetësim apo informacion të nevojshëm mund të na telefononi
24 orë në nr jeshil 08000400