AKTUALITET, 20 Nëntor 2022, 14:03

Shqipëria përballet me reshje shiu, në Radhimë një vatër zjarri rrezikon të djegë disa hotele

Shqipëria përballet me reshje shiu, në Radhimë një

Ndonëse vendi është pushtuar nga reshjet e dendura të shiut, një tjetër fenomen po ndodh aktualisht në Radhimë të Vlorës.

Një vatër zjarri është regjistruar në një zonë me bimësi, shkurre dhe pemëtari.

Ndërkohë që vatra e zjarrit po përhapet për shkak të erës së fortë, ndërsa në vendin e ngjarjes ndodhet një automjet i shërbimit të zjarrfikëses. Zjarri ndodhet panë disa hoteleve, ndërsa vatra po i afrohet godinave.