TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Kryebashkiaku i Shkodrës, Bardh Spahia, ka reaguar për situatën e krijuar nga reshjet e shiut në zonë.
Në një postim në rrjetet sociale, ai thotë se parashikohen orë të vështira në vijim për shkak të shkarkimeve nga hidrocentralet e kaskadës së Drinit.
Spahia i bën thirrje banorëve që për çdo rast emergjence të kontaktojnë me strukturat e bashkisë për evakuim apo çdo ndimë tjetër.
Postimi i Bardh Spahisë:
Po ndjek me vëmendje situatën që kanë krijuar reshjet e shumta në Bashkinë Shkodër.
Grupet tona të punës ndodhen në terren dhe kemi marrë masat për çdo rast që mund të paraqitet. Kërkoj bashkëpunimin e banorëve që në rast emergjence të kontaktojnë me strukturat e bashkisë për evakuim apo çdo nevojë tjetër që mund të paraqitet.
Si pasojë e shkarkimeve nga hidrocentralet e kaskadës së Drinit parashikohen orë të vështira, prandaj i bëj thirrje drejtuesve të KESH të informojnë në kohë dhe mënyrë periodike mbi prurjet dhe shkarkimet që të mos gjendemi në situata të paparashikuara.