Dy grabitësit
Një 89-vjeçar në fshatin Klos të Mallakastrës ka humbur jetë si pasojë e dhunës së grabitësve që hynë për ta vjedhur në banesë. Policia njoftoi se dy autorët e ngjarjes së rëndë janë Musa Gudo dhe Ervis Halimi, tashmë të arrestuar.
Ata nën kërcënimin e armës, i morën një shumë parash Çaush Shehajt, të cilin e dhunuan për vdekje. Ndaj tyre tashmë rëndon akuza “Vjedhja me pasojë vdekjen”.
Musa Gudo ishte emër i dëgjuar për policinë, pasi në vitin 2020 ishte dënuar me 2 vite burg, pasi u shpall fajtor për përdhunimin e një vajze 23-vjeçare në Fier, por, çuditërisht ishte i lirë.