AKTUALITET, 20 Nëntor 2022, 19:30

Aksident në aksin Milot-Fushë Krujë, plagosen tre persona

Aksident në aksin Milot-Fushë Krujë, plagosen tre persona

Një aksident i rëndë ka ndodhur mbrëmjen e sotme në hyrje të rrugës së Kombit në aksin Milot-Fushë Krujë.

Dy makina janë përplasur “kokë më kokë” me njëra-tjetrën.

Si pasojë, tre persona kanë mbetur të plagosur. Ata janë dërguar me urgjencë në spitalin e Laçit ku mësohet se ndodhen jashtë rrezikut për jetën.

Nga të dhënat paraprake, mësohet se shkak i aksidentit është bërë lagështira në rrugë si pasojë e reshjeve të shiut.