AKTUALITET, 20 Nëntor 2022, 14:24

VIDEO/ Shkodra e pakalueshme nga makinat, nxirren varkat

VIDEO/ Shkodra e pakalueshme nga makinat, nxirren varkat

Shkodra është qarku më i dëmtuar nga reshjet e dendura të shiut gjatë kësaj të diele.

Shiu dhe era e fortë kanë dëmtuar infrastrukturën e rrugëve në fshatra dhe qytet. Ndërkohë që këtë mesditë situata u rëndua më tej, pasi lumi Drin doli nga shtrati.

Aktualisht është bllokuar hyrja për në qytet, pasi uji ka vërshuar në rrugë. Niveli i ujit te Harku i Berdicës arrin disa centimetër, duke e bërë të pamundur lëvizjen e automjeteve të vogla.