AKTUALITET, 1 Qershor 2023, 15:55

VIDEO/ Asgjësohen 140 bimë kanabis në Krujë, arrestohet kultivuesi, në kërkim i biri

VIDEO/ Asgjësohen 140 bimë kanabis në Krujë, arrestohet

Zbulohet një parcelë me kanabis në Krujë, ndërsa në pranga ka rënë një person. Në kuadër të megaoperacionit policor anti-kanabis të koduar “Territor i pastër”, është arrestuar me inicialet V. Xh., si dhe u shpall në kërkim djali i tij, shtetasi B. Xh., për të cilin vijojnë kërkimet, me qëllim lokalizimin dhe kapjen.

Policia bën me dije se në fshatin Fushë Thumanë në një banesë janë gjetur dhe asgjësuar 140 rrënjë bimë kanabis.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Durrës, për veprime të mëtejshme.