AKTUALITET, 1 Qershor 2023, 14:31

“Nuk i njohim zgjedhjet”, Berisha: KQZ të na dorëzojë çdo dokumentacion për Kamzën. Kemi marrë 40% të votave, por vetëm 5% të pushtetit

“Nuk i njohim zgjedhjet”, Berisha: KQZ të na dorëzojë

Kreu i PD-së Sali Berisha deklaroi sot se nuk i njohin zgjedhjet, pasi opozita ka marrë 40% të votave, por vetëm 5% të pushtetit, duke sjellë si rast Kamzën. 

Berisha tha se do të dorëzojë prova të krimit elektoral në Kamëz dhe në bashkitë të tjera.

“Jam këtu për t’i bërë thirrje KQZ-së që në emër të transparencës të dorëzojë çdo dokumentacion, që disponon për farsën e tmerrshme zgjedhore, në Kamzë dhe më pas në Bashkitë e tjera. Në disponojmë dokumente të pakundërshtueshme se farsa  në Bashkinë e Kamzës ka qenë kryekëput antikushtetuese, dhe në kundërshtim flagrant me parimet e kushtetueses. Ka një urdhër nga Rama që të mos dorëzohen dokumentet e kërkuara nga pala e interesuar. Por kjo është një porosi që duhet të hidhet poshtë me guxim nga KQZ. Do të dënohet çdo përpjekje për të penguar transparencën e plotë. Ne nuk po kërkojmë asgjë tjetër veçse transparencës.  Provat do t’i dorëzojmë të gjitha, duke filluar që nesër, ato që kemi do t’u dorëzohen mediave. Ata që e shndërruan në farsë do të marrin përgjigjen e merituar. Rivotim në të gjitha bashkitë ku është marrë mandati i opozitës. Për shkak të marrjes së mandatit të opozitës ne nuk njohim zgjedhjet. Opozita ka marrë 40 % të votave dhe falë këtij manipulimi këto 40 % prodhuan vetëm 5 % të pushtetit”, tha Berisha.

I pyetur për tensionet në veri të Kosovës ai tha: Plumbat  e bandave serbe dhe plagosjet e ushtarëve të KFOR dëshmojnë se situata është dramatike. Kjo shënon një degradim të paralajmëruar të gjendjes në veriun e Kosovës. Të paralajmëruar për ata që e kanë të qartë se nacionalizmi serb në të gjithë qenien, projektin e tij ka vetëm Serbinë e madhe. Edi Rama ka qenë një ndihmës i shpifur, i Aleksandër Vuçiç dhe ka futur thika pa shpine Kosovës në çdo moment. Pra mos harroni që Rama është një peng në duart e Vuçiçit.