AKTUALITET, 1 Qershor 2023, 15:49

Apeli i GJKKO la në burg Fredi Belerin, Athina zyrtare kundër: Po veprohet kundër dispozitave të shtetit

Apeli i GJKKO la në burg Fredi Belerin, Athina zyrtare kundër: Po

Athina zyrtare reagon pas vendimit të Apelit të GJKKO për të lënë në fuqi vendimin për masën e ‘arrestit me burg’ për Fredi Belerin, kryetarin e bashkisë së Himarës.

Në reagim, Ministria e Jashtme greke thekson se vendimi është kundër dispozitave të shtetit.

"Vendimi refuzues i sotëm ndaj Apelit të Kryetarit të zgjedhur të Bashkisë së Himarës, Fredi Beleri dhe lënia në paraburgim nuk rezulton të përputhet me dispozitat e shtetit të së drejtës, si dhe nuk është trajtim i drejtë i një përfaqësuesi të zgjedhur të pushtetit lokal, pasi, siç  vihet re nga Njoftimi i Gjykatës së Posaçme të Shqipërisë është i vetmi i arrestuar në 31 akuza të ngritura për shkelje të rregullores zgjedhore. Vendimi gjithashtu ngre pikëpyetje për ekzistencën e arsyeve politike në mbajtjen në paraburgim, pasi shkakton pengesa esenciale në marrjen e detyrës si kryebashkiak.", thuhet në deklaratë.

Ndërkohë paraburgimi i Belerit ishte objekti i diskutimit të sotëm mes ministrit të Jashtëm grek, Vasilis Kaskarelis dhe homologes shqiptare, Olta Xhaçka në Oslo, në kuadrin e takimit jo formal të ministrave të Jashtëm të NATO-s.