TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Kryeministri Edi Rama ka reaguar pas takimit me Presidentin e Serbisë Aleksandar Vuçiç, ku kanë qenë të pranishëm dhe drejtues të tjerë europianë si dhe kryetarja e Komisionti Europian Ursula Von Der Leyen.
Rama shkruan se konflikti në Veriun e Kosovës duhet të zgjidhet krah për krah me botën demokratike, teksa shikon si zgjidhje dhënien fund të kërcënimeve dhe njohjen e ndërsjellë.
“Rajoni duhet të hyjë në një marrëdhënie të re me BE-në, ndërkohë që konflikti në Veriun e Kosovës duhet të zgjidhet krah për krah me botën demokratike, duke u dhënë fund absurdit kërcënues e duke finalizuar marrëveshjen e normalizimit dhe njohjes së ndërsjellë mes Kosovës e Serbisë”, deklaron Rama.