TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Një 54-vjeçar ka rrëfyer dramën e tij njerëzore, që pas divorcit të vështirë e la atë pa një çati mbi kokë. Skënder Vrenozi, deklaroi se ish-gruaja e provokon dhe i bën shantazhe për të nxitur dhunë në mënyrë të tillë që ai të arrestohet.
“Jam baba i tre fëmijëve, të cilët as më duan dhe as më flasin pas ndarjes me nënën e tyre. Apeloj ndihmë pasi jeta ime ka qenë shumë e vështirë dhe vazhdon të jetë e tillë. Prej kohësh jetoj në qiell të hapur, pasi ish-gruaja më mori banesën me akuza dhune duke marr kështu urdhra mbrojtje dhe duke me vënë kundër edhe fëmijët.
Divorci jonë erdhi si pasojë e tradhtisë së gocës, por më vonë situata në shtëpinë tonë agravoi pasi ish-gruaja mbante anën e fëmijë dhe i vinte ata kundra meje. Nga ana tjetër prej kohësh më kanë ndihmuar banor të Fierit pasi kam fjetur me muaj të tërë brenda një agjencie funeralesh, ku një i njohur më dha mundësinë të strehohesha aty. Kam hapur varrin tim e kam bërë gati pasi e di çfarë më pret. Gjatë gjithë kohës jam i shantazhuar dhe më ndjekin nga pas ju kam sjellë videon ku ish-bashkëshortja me shantazhon dhe më provokon që unë të ushtroj dhunë ndaj saj që të më arrestojnë. Nuk di më se çfarë të veproj. Jam i vetëm mes katër rrugëve kërkoj ndihmë”, shprehet Vrenozi për News24.