TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Ministrja për Europën dhe Punët e Jashtme, Olta Xhaçka, pjesëmarrëse në ministerialin e NATO-s që po zhvillohet në Oslo, Suedi, duke shprehur mbështetje për trupat e KFOR ka dënuar dhunën e paprovokuar ndaj tyre në veri të Kosovës.
“Mirënjohje për kontributin e NATO-s në ruajtjen e sigurisë në rajonin tonë. Rikonfirmova mbështetjen tonë të plotë për trupat e KFOR dhe dënimin e sulmeve të dhunshme të paprovokuara në veri të Kosovës. Dialogu i lehtësuar nga BE është mënyra e vetme për të ecur përpara”, nënvizoi Xhaçka në reagimin e saj. Sipas Xhaçkës, zgjerimi i aleancës në veri është sinjal pozitiv për sigurinë e Europës dhe Aleancës.
“Të bindur se anëtarësimi i Suedisë në NATO do të forcojë Aleancën dhe sigurinë e Europës në tërësi”, u shpreh Xhaçka. Në takimin e ministrave të Jashtëm të NATO-s të mbajtur në Oslo, temë diskutimi ishin dhe përgatitjet për samitin e ardhshëm që do të mbahet në Vilnius mbi mënyrat për të forcuar mbrojtjen transatlantike dhe mbështetjen e Aleancës për Ukrainën.