AKTUALITET, 1 Qershor 2023, 12:02

“Integrimi i Ballkanit Perëndimor i rëndësishëm”, Presidentja e Hungarisë: Dialogu rruga e duhur për zgjidhjen e situatës në Kosovë

“Integrimi i Ballkanit Perëndimor i

Presidentja e Hungarisë, zonjën Katalin Novak e cila ndodhet për një vizitë zyrtare në Tiranë, në konferencën e përbashkët me kreun e shtetit Bajram Begaj është shprehur se në takimin e përbashkët është diskutuar rëndësia e integrimit të Ballkanit Perëndimor në BE.

Novak ka theksuar se integrimi i Ballkanit Perëndimor ka një rëndësi të veçantë në ruajtjen e sigurisë në Evropë.

Është i rëndësishëm për mua ky takim pasi pak a shumë kemi të njëjtën kohë në këtë pozicion., në këtë vit jam përpjekur që të jemi aktive në Ballkanin Perëndimor, pasi është pengu i sigurisë së Evropës.

Paqja në Ballkanin Perëndimor ka rëndësi për Evropën, ndaj ka rëndësi bashkimi i tyre me BE-në dhe kam mbaruar rrugëtimin me të gjithë liderët dhe i sigurova se do i mbështesim ato në integrimin e BE-së”, ka thënë ajo.

Ndër të tjera ajo ka theksuar se situata e krijuar në Kosovë gjatë ditëve të fundit ka qenë një tjetër temë diskutimi në këtë takim, ku fokusin e ka vënë te rëndësia që ka dialogu mes dy palëve për të arritur paqen.

Nëse lejojmë mund të ndodhë një përshkallëzim i situatës në Bosnjë dhe në Kosovë, dhe bashkë me presidentin kemi diskutuar rëndësinë e paqes dhe të stabilitetit të rajonit.

Duke mbështetur integrimin e vendeve të Ballkanit Perëndimor, dhe në çdo forum ne themi se duhet mbështetja e Shqipërisë në rrugën e integrimit. Kombi është në rrugën e duhur dhe ne do të ndihmojmë për të mbajtur paqen dhe sigurinë.

Kemi mbi 400 trupa pjesë të KFOR në Kosovë dhe falënderoj zotin president për shprehjen e keqardhjes për plagosjen e ushtarëve në veri të Kosovës”, është shprehur ndër të tjera presidentja hungareze.