TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Të tjera detaje kanë dalë lidhur me shoqërimin e Endrit Dokles në polici, në datën 8 tetor.
Dokle u kap së bashku me Fatjon Muratin, i cili ishte i shpallur në kërkim për armëmbajtje pa leje.
Sipas te dhënave që disponon Ora News, agjentet e policisë kanë ndjekur për tri ditë Fatjon Muratin deri në momentin që u ndalua së bashku më ish-anëtarin e bandës së Durrësit.
Murati është mbajtur në vëzhgim për faktin se mund të ketë dijeni për një sërë ngjarjesh të ndodhura, përfshi masakrën e fushë-Krujës dhe arsenalin e armëve që u zbulua në periferi të Tiranës.
Dokle dhe Murati u ndaluan në zonën e ‘Bulevardit’ të Kasharit, por ata ishin vënë në shënjestër të policisë që prej momentit që Murati dhe Reçi ishin paraqitur në komisariat, për të dhënë deklarimet e tyre lidhur me masakrën e Fushë-Krujës.
Policia kriminale mesditën e 8 tetorit dispononte informacionin se Fatjon Murati po lëvizte më një person me precedent penal.
Në momentin e ndalimit Murati ndodhej me 26-vjeçarin Reçi, Endrit Doklen dhe familjarë të tij në këtë makinë që po shikoni në foto.
Ka qenë pikërisht ish-numri dy i bandës së Durrësit ai që i ka komunikuar agjenteve të policisë se po shkonin te një dreke familjare.
Gjithashtu bëhet me dije se veç personave në fjalë që ishin në një makinë të blinduar gjatë ndalimit nga policia, një tjetër makinë i shoqëronte këta persona, e cila u largua sapo vuri re prezencën e policisë.