TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Kryeministri Edi Rama ka reaguar në lidhje me kritikat e tij në asamblenë e KiE ku mbrojti fort Kosovën, ndërsa shigjetoi kundërshtarët e tij politikë.
Përmes një reagimi në Twitter, Rama thekson se ‘rublat’ vazhdojnë të flasin mbrapsht në Tiranë, duke kujtuar dhe qëndrimin e qeverisë së Berishës në 2011 përmes votës pro rezolutës së Dick Marty. Sipas Ramës, opozita e rublave është e zhytur shumë më thellë se sa duket në thesin e parave ruse.
Postimi i Ramës:
Rublat vazhdojnë të flasin mbrapsht në Tiranë, siç folën në 2011 përmes votës KUNDËR Kosovës, e vetë Shqipërisë dhe PRO Rezolutës famëkeqe, që lemerisi botën me shkulësit e organeve shqiptarë! Opozita e rublave është e zhytur shumë më thellë se sa duket në thesin e parave ruse…