TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Prokuroria e Burrelit ka marrë në dorëzim dy telefonat e adoleshentëve Kenado Shira dhe Renato Hasula, që u përfshinë në një konflikt për një vajzë, duke sjellë dhe tragjedinë e rendë me tre të vrarë.
Duke iu referuar dhe prokurorit të çështjes, Abaz Muça, se telefonat do t’i nënshtrohen ekspertimit për të vërtetuar nëse ka pasur apo jo shantazhe nga ana e të rinjve kundrejt 17-vjeçares.
Po ashtu mësohet se nga telefonat e të rinjve janë fshirë mesazhet që dyshohet se kishte shantazhe e kërcënime.
Kujtojmë se dy ditë më parë në Klos Fiqiri Mjeshtri vrau me armë zjarri Ilir dhe Kenado Shirën dhe plagosi Eglantin dhe Renato Hasulën, ndërsa më pas u vetëvra.
Autori i krimit është babai i vajzës që u bë ‘mollë sherri’ e përplasjeve mes dy fiseve, pasi pretendohet se dy të rinjtë, kushërinj me njëri-tjetrin dyshohet se ngacmonin adoleshenten.