AKTUALITET, 14 Tetor 2022, 15:06

U kapën me lojëra fati në lokale, arrestohen në flagrancë dy persona

U kapën me lojëra fati në lokale, arrestohen në

Policia ka goditur dy raste të tjera të organizimit të kundërligjshëm të lojërave të fatit në Durrës.

Blutë njoftojnë se janë arrestuar dy shtetas në flagrancë. Këta persona vinin baste sportive përmes aparateve celulare në lokalet e tyre.

Policia njofton po ashtu se aparatet celulare janë sekuestruar në cilësinë e provës.

“Specialistët për Hetimin e Krimeve të komisariateve të Policisë Durrës dhe Shijak, në kuadër të operacionit policor të koduar “Fati i lojërave”, kanë vijuar kontrollet e befasishme, në lokale dhe në ambiente të tjera, ku mund të organizohen lojëra fati.

Si rezultat, janë arrestuar shtetasit: Xh. V., 40 vjeç, banues në Durrës dhe I. K., 47 vjeç, banues në Shijak, për veprat penale “Organizimi i lotarive të palejuara” dhe “Vënia në dispozicion e lokaleve për lojëra të palejuara”, pasi janë kapur në flagrancë nga shërbimet e Policisë, në lokalet përkatëse, duke vënë baste sportive, përmes aparateve celulare të tyre, të cilat u sekuestruan në cilësinë e provës materiale”, njofton policia.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Durrës, për veprime të mëtejshme.