TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Një i ri shqiptar ka humbur jetën në një aksident tragjik rrugor pasditen e së enjtes rreth orës 13.30 në Nuvolerë.
23-vjeçari Edi Berisha po udhëtonte me një mjet Renault Clio dhe në makinë ndodhej edhe vajza e tij 1-vjeçare që ka shpëtuar mrekullisht.
Sipas hetimeve paraprake, Edi Berisha ka kaluar në korsinë e kundërt teksa po udhëtonte në drejtim të Salos dhe përballë po vinte një mjet i tonazhit të rëndë dhe përplasja ka qenë e pashmangshme.
Edi Berisha ndërroi jetë në vendngjarje ndërsa vajza e vogël arriti të shpëtojë.
Ajo u dërgua në spital me helikopter, ndërsa lëndime të vogla mori edhe drejtuesi 52-vjeçar i kamionit.
Shqiptari jetonte prej disa kohës në Gavardo dhe më pak se një muaj më parë kishte mbushur 23 vjeç. Ai festoi ditëlindjen me partneren e tij Martinën, që punon në një dyqan në qytet.
Ai ka luajtur futboll në disa ekipe amatore dhe ndërsa në të kaluarën ka punuar edhe si truprojë.