TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Gjatë protestës së pedagogëve përballë Universitetit të Arteve ata janë shprehur se nuk pajtohen me ofertën e kryeministrit për rritjen e pagave të tyre.
Sipas tyre rritja e pagës me 7% është vetëm një thërrime dhe se rritja e pagave kërkohet jo vetëm për ta por për gjithë stafet në universitete.
“Kjo është një protestë nga sindikata e universiteteve të Shqipërisë dhe kërkon të mbrojë të drejtat e tij, jemi në funksionin e punës tonë.
Rritja 7% është vetëm një thërrime në lidhje me kërkesat tona. Ne nuk pajtohemi me ofertën e kryeministrit, nuk ka me universitetet. Sindikata ka funksionuar dhe funksionon. Ne nuk pranojmë këtë ofertë, kërkojmë rritjen e pagave për të gjithë punonjësit e universiteteve, nga biblioteka te saniteti.
Çdo vit na thonë që do ketë të buxheti i vitit tjetër. U dakortësuam për disa pika gjatë takimeve, por nuk na u dha asgjë me shkrim. U bëj thirrje rektorëve dhe ministrisë të ushtrojë siç duhet fuqinë mbi fondet”, u shpreh Qazim Lataj nga Sindikata për Universitetin.