AKTUALITET, 14 Tetor 2022, 14:00

Hapet procesi për zgjedhjen e kryetarit të Partisë së Lirisë së Ilir Metës

Hapet procesi për zgjedhjen e kryetarit të Partisë së
Endrit Brahimllari dhe Silva Caka

Partia e Lirisë, që pasoi LSI-në, deklaroi sot se do të zgjedhë forumet drejtuese të partisë, përfshirë edhe kryetarin, që është Ilir Meta. Ky i fundit u shpall kryetar në Konventën e 25 korrikut 2022, pasi u largua nga posti i presidentit dhe më pas emëroi edhe drejtuesit e rinj të Partisë së Lirisë, me emra të rinj, si Agim Nesho dhe Tedi Blushi.

Deklarata e Partisë së Lirisë 

Jemi në këtë komunikim me publikun për të ndarë disa vendime të rëndësishme të marra nga Komiteti Organizator i Partisë së Lirisë, në lidhje me procesin zgjedhor të forumeve drejtuese të Partisë së Lirisë, në Konventën Kombëtare e cila do të mbahet në 29 tetor.

Konventa Kombëtare në zbatim të vendimeve të Komitetit Organizator do të miratojë disa ndryshime statutore, programin politik të partisë si dhe zgjedhjen e anëtarëve të Komitetit Drejtues Kombëtar.

Po në zbatim të vendimit të Komitetit Organizator është shpallur hapja e procesit për zgjedhjen e kryetarit të Partisë së Lirisë. Afati për pranimin e kandidaturave (për kryetar dhe anëtar të KDK) do të fillojë sot më datë 14 tetor dhe do të mbyllet në 24 tetor 2022.

Kriteret për kandidatët për kryetar dhe anëtarë të Komitetit Drejtues Kombëtar të Partisë së Lirisë mund të tërhiqen pranë zyrave qëndrore dhe do të publikohen në faqen zyrtare ëëë.partiaelirise.al.

Ftojmë të gjithë anëtarët e Partisë së Lirisë që të bëhen pjesë e këtij procesi duke aplikuar pranë Komisionit Zgjedhor të Partisë së Lirisë të ngritur për drejtimin dhe monitorimin e këtyre proceseve zgjedhore.