AKTUALITET, 14 Tetor 2022, 14:12

“Benz” mbetet e preferuara e shqiptarëve/ Gjysma e makinave janë deri në 20 vjet të vjetra

“Benz” mbetet e preferuara e shqiptarëve/ Gjysma e makinave

Numri i mjeteve rrugore në vend sa vjen e shtohet, teksa marka “Mercedez Benz” vijon të jetë më e preferuara nga shqiptarët. Makinat e vjetra mbizotërojnë me mbi gjysmën e tyre që janë 11-20 vjet të vjetra. Makinat me naftë përbëjnë mbi 70% të totalit, ato me benzinë rreth 17%.

Sipas INSTAT, në vitin 2021, numri gjithsej i mjeteve rrugore me status “aktiv” dhe “të çregjistruar përkohësisht” rezulton 740.669 mjete, nga 676.811 mjete të regjistruara deri në vitin 2020, duke u rritur me 9,4%.

Nga mjetet rrugore sipas llojit, përqindjen më të madhe ndaj numrit gjithsej të mjeteve rrugore e zënë “Autoveturat” (80,1%), “Automjetet për transport të përzier ” (6,7%) dhe “Motor” (5,1%),

Në vitin 2021, numri i autoveturave për pasagjerë për 1.000 banorë është 212.

Numri i autoveturave deri në dhjetor të vitit 2021, është rritur me 10,0%, në krahasim me vitin 2020. Automjetet për transport të veçantë janë rritur me 8,0%. Automjetet për përdorim të veçantë me 5,9%, në krahasim me vitin 2020.

Numri më i lartë i mjeteve rrugore është regjistruar në qarkun e Tiranës për vitin 2021. Ato zënë 35,0% ndaj mjeteve rrugore gjithsej të regjistruara në vend.

Autoveturat me kambio “Manuale” zënë pjesën më të madhe (62,6%) të autoveturave gjithsej që rezultojnë me status “aktiv” ose “të çrregjistruara përkohësisht” deri në vitin 2021.

Numri i autoveturave të regjistruara deri në dhjetor të vitit 2021 me vit prodhimi 2011-2021 është rritur me 32,7%. Grupi 2000-2010 është rritur me 11,3%. Grupi i autoveturave me vit prodhim para vitit 2000 ka pësuar rënie me 1,2%.

Në nivel më të detajuar, deri në Dhjetor të vitit 2021, autoveturat me moshë 11-20 vite përbëjnë 54,2% të numrit gjithsej të autoveturave me status “aktiv” ose “të çrregjistruara përkohësisht”.

Ndër markat kryesore të autoveturave që qarkullojnë në vend, dominojnë marka “Mercedez Benz” (18,2%). Ajo ndiqet nga “Volkswagen” (17,5%) dhe “Daimler Chrysler” (10,9%).

Deri në dhjetor të vitit 2021, marka “Mercedez Benz” regjistrohet si marka më e përdorur e autoveturave të regjistruara me vit prodhimi para 2000 dhe viteve 2011-2021. Marka “Volkswagen” regjistrohet si marka më e përhapur e autoveturave me vit prodhimi 2000-2010.

Numri më i madh i autoveturave që qarkullojnë në vendin tonë deri në dhjetor të vitit 2021 përdorin lëndë djegëse “naftë”. Kjo përbën 73,6% nga 73,5% deri në dhjetor të vitit 2020. Më pas ndjekin autoveturat që përdorin lëndë djegëse “benzinë” me 17,3% ndaj numrit gjithsej të autoveturave. Numri i autoveturave që përdorin “naftë” në 2021 është rritur me 10,1%, në krahasim me2020. Numri i autoveturave që përdorin lëndë djegëse “benzinë” është rritur me 4,1%, krahasuar me vitin 2020./ Monitor

“Benz” mbetet e preferuara e shqiptarëve/ Gjysma e makinave

“Benz” mbetet e preferuara e shqiptarëve/ Gjysma e makinave

“Benz” mbetet e preferuara e shqiptarëve/ Gjysma e makinave

“Benz” mbetet e preferuara e shqiptarëve/ Gjysma e makinave

“Benz” mbetet e preferuara e shqiptarëve/ Gjysma e makinave

“Benz” mbetet e preferuara e shqiptarëve/ Gjysma e makinave

“Benz” mbetet e preferuara e shqiptarëve/ Gjysma e makinave

“Benz” mbetet e preferuara e shqiptarëve/ Gjysma e makinave