TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Ilir Alimehmeti është përmendur si kandidat potencial i opozitës për kryetar të Bashkisë së Tiranës, pasi gëzon reputacion të lartë dhe respekt te qytetarët, si person që nuk ka vjedhur paratë publike dhe nuk është përfshirë në korrupsion, siç kanë bërë një pjesë e konsiderueshme e politikanëve të lartë në Shqipëri.
Por, duket se Sali Berisha e ka "djegur" si kandidaturë, duke deklaruar se opozita fiton me kandidat me profil politik, duke dhënë shembull se ka fituar Tiranën në të shkuarën me kandidatë të tillë.
Madje Berisha shkaktoi habi, duke deklaruar se edhe me kandidat si Spartak Ngjela, PD fitoi, por zgjedhjet ia vodhi Edi Rama.
Paravarësisht se në PD po reklamohen primaret, si mekanizmi për zgjedhjet e kandidatëve, Berisha e ka thënë hapur preferencën e tij për kandidatë me profil politik.
Në fakt, kandidatura e Alimehmetit kishte shanse minimale, sepse edhe nëse ai fiton garën për kryetar të Bashkisë së Tiranës, është e vështirë të kuptohet se për çfarë do ti hynte në punë Sali Berishës dhe Ilir Metës, me profilin që ka si person i ndershëm...
Berisha: (Për mjekun Alimehmeti) Me reputacion të plotë, të njohur. Vlerësimin tim e ka maksimal. Por a do jetë ai apo një tjetër…
Cili do jetë profili?
Berisha: Tiranën e kemi fituar 3 herë me profil politik, e kemi fituar 4 herë. Me Sali Kelmendin, Albert Brojkën, me Spartak Ngjelën. Se e fitoi Ngjela, por ja mori me banda Edi Rama. Dhe me Bashën. Tirana është fituar 4 herë nga PD. Me profil politik në të 4 rastet, çka do të thotë që fiton profili politik.