TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Siç thuhet në njoftimin e shpërndarë për mediat, nga zyra e shtypit e Presidencës, Begaj ka garantuar ambasadoren se anëtarësimi i Shqipërisë në Bashkimin Evropian mbetet një prioritet strategjik dhe objektiv i pandryshueshëm.
Në diskutimin me ambasadoren e BE, Presidenti Begaj ka theksuar se “u bën thirrje për përgjegjshmëri e transparencë të gjithë institucioneve shtetërore, për përfshirje të gjithë aktorëve institucionalë, politikë e shoqërorë, duke e konsideruar integrimin një objektiv dhe interes parësor kombëtar”.
“Konsensusi dhe mbështetja e agjendës së integrimit nga pozita dhe opozita janë të domosdoshme për përparimin e reformave dhe adresimin e gjitha çështjeve të ngritura në raport”, ka nënvizuar Begaj.
Duke vlerësuar mbështetjen e vazhdueshme, që Komisioni Evropian dhe vendet e BE-së, i kanë dhënë Shqipërisë gjatë gjithë rrugëtimit në procesin e integrimit, Presidenti Begaj konfirmoi se anëtarësimi i Shqipërisë në Bashkimin Evropian është dhe mbetet një prioritet strategjik i Shqipërisë dhe objektiv i pandryshueshëm, i mbështetur gjerësisht nga të gjithë faktorët institucionalë, politikë e shoqërorë.
Presidenti Begaj shprehu vlerësimet për raportin e hartuar nga strukturat e Komisionit Evropian, për progresin e njohur dhe problematikat e evidentuara në raport. Ai nënvizoi se ky raport duhet të shërbejë si një udhërrëfyes i paanshëm për Kuvendin e Shqipërisë, Qeverinë dhe të gjitha institucionet përgjegjëse për vijimin e reformave në vend.
Me këtë rast, Presidenti Begaj u bën thirrje për përgjegjshmëri e transparencë të gjithë institucioneve shtetërore, për përfshirje të gjithë aktorëve institucionalë, politikë e shoqërorë, duke e konsideruar integrimin një objektiv dhe interes parësor kombëtar.
Konsensusi dhe mbështetja e agjendës së integrimit nga pozita dhe opozita janë të domosdoshme për përparimin e reformave dhe adresimin e gjitha çështjeve të ngritura në raport.