AKTUALITET, 1 Qershor 2023, 16:48

U kap në ‘shtëpinë e barit’, pranga shqiptarit në Spanjë. Sekuestrohen 1500 rrënjë kanabisi

U kap në ‘shtëpinë e barit’, pranga shqiptarit

Një shqiptar ka rënë në prangat e policisë spanjolle, pasi u kap në një ‘shtëpi bari’. Ndërkohë pas hekurave përfunduan gjithsej 4 persona dhe janë sekuestruar mbi 5 mijë bimë.

Në një prej plantacioneve, në Katalonja, ku ndodheshin rreth 1500 bimë, u arrestua një shtetas shqiptar, i cili kujdesej për kanabisin.

Sipas mediave spanjolle brenda plantacionit që ndodhej në një fermë pranë zonës rurale të qytetit ndodheshin 1455 bimë, të cilat ruheshin nga shqiptari dhe dy qen të cilësuar si të rrezikshëm nga autoritetet.