AKTUALITET, 1 Qershor 2023, 16:14

EMRI/ Kanosi një person përmes telefonit, kush është 37-vjeçari problematik i shpallur në kërkim nga policia e Sarandës

Policia e Sarandës ka shpallur në kërkim 37-vjeçarin Denito Ruçi, një personazh i njohur ky kur gjatë muajit maj 2020 u bë publike çështja e abuzimit seksual të 17-vjeçares në Sarandë nga fqinji i saj 72-vjeçar.

Mësohet se Denito Ruçi alias Gentian Ruçi, është shpallur në kërkim nga blutë e Sarandës pasi dyshohet se për motive të dobëta ka kanosur një shtetas nëpërmjet telefonit. Emri i Denito Ruçit doli në media pas zbulimit të historisë së abuzimit seksual të 17-vjeçares nga fqinji i saj. Denito Ruçi pretendonte se është i dashuri i vajzës dhe ishte ai që e shtyu adoleshenten të denonconte përdhunimin nga komshiu.

37-vjeçari është person me precedent penal pasi në të kaluarën ka qenë i dënuar për dëmtime të tjera me dashje dhe prishje të qetësisë publike, ndërkohë që në korrik 2020 u arrestua për dhunë në familje.

EMRI/ Kanosi një person përmes telefonit, kush është