AKTUALITET, 6 Korrik 2023, 21:07

“Saliu rri në politikë për të vdekur, jo për të ardhur në pushtet!”/ Mero Baze: Berisha, politikan i pavërtetë, gënjen edhe veten!

“Saliu rri në politikë për të vdekur, jo për

Mero Baze e përshkruan Sali Berishën, si një politikan që në thelbin e vet është i pavërtetë, që shpesh krijon një realitet virtual, ashtu siç i duhet në situate të caktuara dhe e ka të vështirë që t’ja pranojë të vërtetën edhe vetes, jo më të tjerëve.

I ftuar në emisionin “Të Paekspozuarit” në MCN TV, Baze tha se qëndrimi i Berishës sot në politikë ëhtë i pakuptimtë dhe i pangjashëm me asnjë vend të Lindjes komuniste, ku liderët që morën pushtetin janë larguar me kohë.

Gazetari e shpjegon qëndrimin e ish kryeministrit me çdo kusht në politikë, me idenë e Berishës se “historia e ka thirrur për të sunduar këtë vend”.

“Berisha është ndoshta fenomeni më i rëndësishëm i të gjithë Lindjes komuniste. Asnjë udhëheqës i Lindjes komuniste nuk e bëri këtë që bëri ky, që të rezistonte jo vetëm kaq gjatë por kaq pa moral dhe kaq pa kuptim, sepse tani është edhe pa kuptim. Ai aty rri për të vdekur, jo për të ardhur në pushtet, por për atë që e ka caktuar histori të vetën, që në fakt nuk i ka përfunduar ashtu siç ai ëndërronte. Fenomen në të gjithë lindjen, për shkak se shokët e tij, të ngjashmit e tij në Lindje, u eleminuan nga gara. Lech Walesa apo Zhelevi, u eleminuan brenda viteve 90’.

Ky iku me qamet të madh në vitin 1997 me djegien e Shqipërisë. U rikthye në vitin 2005 dhe iku prapë me qamet të madh, me vrasje me hedhje në erë të bizneseve të djalit të tij dhe vazhdon qëndron në politikë. Bëri sikur ndryshoi kryetarin, emëroi një njeri, u provua që emëroi, sepse në momentin e parë që i doli nga kontrolli, nxorri kthetrat dhe mori prapë gjënë që i dha. Ky është tipik një komunist që vetëm nuk ka të drejtë ligjore të të pushkatojë, sepse për të të vrarë, të vret, por të të pushkatojë me ligj.

Ai vetë nuk ka asnjë shpjegim se përse duhet të ikë, ai mendon se i takon ajo dhe historia e ka thirrur që të sundojë në këtë vend. Ai edhe kur është në opozitë, sillet sikur është President i vendit.

Saliu është njeri i pavërtetë, nuk ka asnjë raport me të vërtetën. Edhe brenda vetes së tij është i pavërtetë, as vetes së tij nuk ia thotë të vërtetën me të cilën ndeshet. Ai do të ndërtojë një realitet virtual, ka një auto-sugjestion ndaj vetes. Në të gjithë përpjekjet që ka bërë edhe kur bënte sikur reformonte PD-në, me KOP-in, gjithmonë kanë qenë histori fallco për të krijuar një auto-sugjestion, që ne po reformohemi dhe po ndryshojmë, por është njeri krejt i pavërtetë, një njeri që nuk përballet me të vërtetën në asnjë vend.

Për aq sa kemi patur konfidenca personale me të, është një njeri që ti i thua të vërtetën, ai thoshte po po kështu është, por na duhet kështu.

Të tregoj një histori tani. Mund të ketë qënë viti 99’ ose fillimi i vitit 2000. Ishte koha kur Meta ishte bërë kryeministër dhe kishte marrë në qeveri zotin Preç Zogaj dhe Zef Preçi dhe pastaj e hoqi Zef Preçin. Ky ishte shumë kurioz se përse e hoqi dhe e caktoi vetë pse e hoqi. Doli dhe tha, e hoqën lobet e naftës sepse kontrabanda e naftës, Angjeli, monopoli i naftës… U krijua një shqetësim, e krijoi fabulën ky, por ai ishte zëne me Ilir Metën, a ku e di pse e hoqi Ilir Meta. Edhe më kap Shefqet Kastrati me Friden Kuqin, biznesmenët e naftës edhe më thonë, ore i duhet thënë atij doktorit që këtë Llazin, ky Llazi është me ne, pra ajo që thotë doktori për monopolin e naftës ekziston, por jo ky, ne jemi përballë atyre dhe Llazi është me ne! Unë vajta i thashë, doktor ja ke futur kot se nuk është ashtu, po deshe ata të takojnë. Lërë tha, se nuk e di ti këtë, është Llazi.
Edhe shkuan ata dhe ia shpjeguan se nuk ka lidhje Angjeli. Më thotë mua pastaj, ore e njeh ti këtë Llaz Angjelin ti? Po i thashë është burrë i mirë. Mirë tha, thuaj më duhet armik nja tre muaj sepse më duhet me mbiemrin Angjeli… Iku e hëngri Llazi doli monopolist, ai dy pika nafte kishte gjithësej. Pra, mekanizmi që përdor", deklaroi Baze.