AKTUALITET, 25 Maj 2023, 17:22

Reshjet ‘paralizojnë’ qytetin/ Pusetat ‘shpërthejnë’ si shatërvanë, shihni si janë përmbytur rrugët e Lezhës

Reshjet ‘paralizojnë’ qytetin/ Pusetat

Moti i keq ka ‘mbërthyer’ Lezhën, ku disa lagje të qytetit janë përmbytur. Pamjet që shihni tregojnë situatën alarmante në disa zona, ku uji del nga pusetat, si nga shatërvani.

Raportohet se më problematike situata është paraqitur në bulevardin “Gjergj Fishta” si edhe në bllokun e banimit “11 janari”.

Rritja e nivelit të ujit ka bllokuar hyrjet e pallateve, ndërsa kjo situatë përsëritet sa herë ka reshje.