TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
FLASH!
AKTUALITET, 25 Maj 2023, 15:12
VIDEO/ Nënkryetarja e Kuvendit e lodhur, nuk gjen dokumentin dhe lëshon gojën me mikrofonin hapur: Vari leshtë!
TPZ
Pas rreth 5 orësh seancë, me sa duket nënkryetarja e Kuvendit Ermonela Felaj e ka ndjerë lodhjen, megjithëse rritja e pagave me ligjin e ri ishte një lajm jo pak i gëzueshëm.
Pas debateve të shumta në seancë për projektligjin për rritjen e pagave për deputetët dhe ministrat dhe të disa kategorive të tjera duket se zëvendëskryetaren e Kuvendit, Ermonela Felajn e kanë ‘tradhtuar’ nervat dhe e ka lëshuar gojën duke shkelur etikën.
Teksa vijonte me procesin e votimit të projektligjit në parim dhe nen për nen, Felaj harroi se kishte hapur mikrofonin dhe duke kërkuar një dokument tha: ‘vari leshtë!’.