TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Lëvizja Bashkë denoncoi pak minuta më parë mësymjen e Policisë së Shtetit në selinë e saj, duke theksuar se ajo po tenton të arrestojë aktivistët e saj.
Sipas partisë më të re politike, që u rendit e treta në Tiranë në zgjedhjet e 14 majit, ky veprim po bëhet vetëm pak orë pas aksionit të sotëm të aktivistëve të saj kundër rritjes skandaloze të pagave të deputetëve e ministrave nga Kuvendi.
Denoncimi
POLICIA E SHTETIT NË SELINË E LËVIZJES BASHKË
Vetëm pak orë pas aksionit të sotëm kundër rritjes skandaloze të pagave të deputetëve e ministrave, në selinë e Lëvizjes BASHKË kanë mësyrë forca të Policisë së Shtetit. Këta të fundit, pa asnjë lloj të drejtë dhe pa asnjë lloj mandati ligjor, po tentojnë të arrestojnë aktivistët tanë.
Kjo është një tentativë e dëshpëruar për t'na kërcënuar të mbyllim gojën ndaj padrejtësive, por ne nuk frikësohemi! E drejta do të triumfojë!
Solidarizohuni!