TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Një në tetë fëmijë të moshës shkollore në Shqipëri ka probleme me shikimin. Ky është konstatimi i mjekëve pas kontrollit të kryer deri tani tek nxënësit e shkollave. Përdorimi për një kohë të gjatë i telefonit dhe pajisjeve të tjera elektronike është një prej shkaqeve që rreth 13% e nxënësve kanë nevojë për syze.
“Qëndrimi me orë të zgjatura ne ekrane, kalimi nga ekrani i telefonit tek i kompjuterit, televizorit do ta lodhë syrin e do ta çojë në probleme. Kam bërë depistim edhe në periferi, Kamëz, Vorë, kam vënë re se në shkollat e periferisë ka më pak probleme. Më shumë problem kanë shkollat në qendër dhe problem kryesor është syri dembel. Fëmijët higjienën e shikimit e kuptojnë thjeshtë në larjen e syve ndërkohë nuk kuptojnë raportin me dritën dhe ekranet”, ka thënë mjekja Eliverta Kanina.
Vetë fëmijët pranojnë qëndrimin e zgjatur para telefonit ose kompjuterit. “Më shumë rri në telefon, loz dhe më shokët, e lë kur më dhemb koka”, thotë një nxënëse. “Mami më thotë që ta lë telefonin”, shprehet një tjetër. “Më thonë shumë herë por nuk i dëgjoj, nga drita e telefonit më dhemb koka ka thënë një nxënës”, ka thënë nxënësi. Me kontrollin periodik të syve në shkollat 9- vjeçare synohet kapja në kohë e problemeve tek fëmijët deri në 14 vjeç.