TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Pasi Kuvendi miratoi sot ligjin për rritjen e pagave të deputetëve dhe ministrave, por dhe të administratës, vjen një tjetër reagim nga akademiku Artan Fuga. Ky i fundit përmes një mesazhi në ‘Facebook’ thekson se ky është dhunim ligji nga vetë ligjvënësit.
Sipas tij rritja e pagave u bë me ndihmën e presidentit të Republikës, Bajram Begaj, ndërsa sjell në vëmendje nenin e konfliktit të interesit për vetë deputetët.
REAGIMI I FUGES
Ja si e dhunojnë ligjin ligjvënësit
Në ndihmë të Presidentit të Republikës kur të shqyrtojë dhe miratojë ligjin për rritjen e pagave të deputetëve dhe të tijën, shpejt e shpejt siç e kërkoi drejtuesja e seancës në Kuvend!
Kodi etik i deputetit (vendim me forcë ligjore) :
Citime nga Vendimi Nr. 61/2018
Për miratimin e Kodit të Sjelljes së Deputetit të Kuvendit të Republikës së Shqipërisë
Neni 13
Konflikti i interesit
1. Konflikti i interesit është situata kur një deputet është subjekt i një interesi privat, që mund të ndikojë në kryerjen siç duhet të përgjegjësive dhe detyrave publike.
2. Deputeti, kur ndodhet në një situatë konflikti interesi, deklaron gojarisht në fillim të seancës plenare ose të mbledhjes të komisionit apo organeve të tjera parlamentare. Kopja e procesverbalit i dorëzohet shërbimit përgjegjës për deputetët
3. ...
4. Deputeti nuk ka të drejtë të votojë për një projektligj ose një dokument tjetër politik kur ka konflikt interesi dhe as të promovojë projektligje ose interesa për shpërblim/pagesë apo për përfitime të drejtpërdrejta ose të tërthorta.