AKTUALITET, 25 Maj 2023, 15:52

“Të hiqet ndalimi kushtetues”, deputeti i PD-së iu sugjeron zgjidhjen kolegëve: Do të gjejmë punë të dytë, në piceri e lavapjatë

“Të hiqet ndalimi kushtetues”, deputeti i PD-së iu

Para se Kuvendi të votonte projektligjin për rritjen e pagës për deputetët dhe ministrat, deputeti i PD-së Saimir Korreshi iu ka sugjeruar një zgjidhje kolegëve për të mbuluar shpenzimet, punë të dytë.

Duke kërkuar që të mos bëhet populizëm, deputeti i PD tha se për të kompensuar pagën, të hiqet ndalimi kushtetues dhe deputetët të gjejnë një punë të dytë.

“Mos bëni populizëm, ‘po të doni unë jam dakord me kryeministrin’. E shkelim dot rregulloren që do fusim amendament në këtë pjesë? Heqim dhe dhe ndalimin kushtetues që të venë deputetët të gjejnë punë të dytë, të bëjmë naj piceri a lavapjatë”, tha ai.