AKTUALITET, 20 Nëntor 2022, 22:10

Përmbytjet në vend, Rama: Përforcime shtesë nga Forcat e Armatosura dhe Mbrojtja Civile drejt zonave kritike

Përmbytjet në vend, Rama: Përforcime shtesë nga Forcat e

Kryeministri Edi Rama ka treguar përmes një videoje të postuar në faqen e tij në Facebook, se numri i efektivëve që po nisen drejt veriut të vendit, nga Forca Tokësore dhe Baza e Mbështetjes për Emergjencat Civile po vijon të rritet.

Rama ka theksuar se skuadra është e pajisur edhe me mjete të larta dhe pajisje të posaçme për situata përmbytjesh, për t’i ardhur në ndihmë komunitetit, në kushtet kur sipas tij reshjet e furishme dhe standardet e sigurisë së digave kanë imponuar edhe shkarkime ujrash.

“Vazhdon rritet numri i efektivëve nga Forca Tokësore dhe Baza e Mbështetjes për Emergjencat Civile, me mjete të larta, mjete lundrimi e pajisje të posaçme për situata përmbytje, të cilët i shtohen skuadrës së efektivëve në Shkodër sipas planit të reagimit, në kushtet kur rreshjet e furishme dhe standardet e sigurisë së digave kanë imponuar edhe shkarkime ujrash”, ka shkruar Rama krahas videos.