AKTUALITET, 20 Nëntor 2022, 20:49

Hakerat nxjerrin edhe të dhënat e kreut të policisë dhe të nëndrejtorit të SHISH-it

Hakerat nxjerrin edhe të dhënat e kreut të policisë dhe


Rrumbullaku dhe Kanushi

Iranianët vijojnë të publikojnë të dhënat e marra në sistemet shqiptare. Pak minuta më parë ata kanë publikuar të dhënat personale të kreut të policisë së shtetit Muhamet Rrumbullaku.

Po ashtu janë publikuar edhe të dhënat e nëndrejtorit të SHISH, Oljan Kanushi. Bëhet fjalë për të dhënat e tyre personale me gjeneralitetet e plota të identitetit, adresa, numra telefoni, etj. Aty janë edhe dokumentet që disponojnë.

Iranianët kanë nxjerrë edhe lëvizjet e tyre jashtë shtetit apo edhe numri i automjeteve që disponojnë.

Më parë kanë nxjerë edhe të dhënat personale dhe profesionale të ish-drejtorit Gledis Nano, kreut të SHISH-it, Helidon Bendo dhe të vetë kryeministrit Rama, me udhëtimet me çarter.

Herën e fundit dolën edhe të dhënat e personalit të SHISH-it nga drejtuesit te bashkëpunëtorët.

Hakerat nxjerrin edhe të dhënat e kreut të policisë dhe

Hakerat nxjerrin edhe të dhënat e kreut të policisë dhe