AKTUALITET, 24 Maj 2023, 11:21

Prokurimet ‘përplasin’ deputeten me kryekomisionerin/ Çupi: Subjektet nuk ankohen se kanë frikë, vendi është i nxirë në raportet ndërkombëtare për korrupsion!

Prokurimet ‘përplasin’ deputeten me kryekomisionerin/

Deputetja e PD-së, Dhurata Çupi në Komisionin për Çështjet Ligjore ka ngritur shqetësime lidhur me prokurimet publike, ku tha se në vendin tonë subjektet nuk ankohen pasi kanë frikë.

Çupi përballë kryekomisionerit tha se shqetësimet e ngritura mbi prokurimet publike dhe konkurrencën mes subjekteve, në rastet kur ka shkelje duhet të dërgohen në prokurori.

Dhurata Çupi: Është shqetësim i madh se te në vendin tonë nuk bëhen procedura prokurimesh, janë thjesht. Nuk ju vret veshin dhe syrin ju se procedurat janë 99% të fondit limit, çfarë bëni ju. Janë disa organizata që i publikojnë, ju çfarë bëni konkretisht nëse një tender merret fondin limit me 99%, kur ka pasur oferta më të ulëta, për çfarë funksiononi ju. Nuk ankohen subjektet se kanë frikë, se nuk marrin procedura prokurimi. Këto shqetësime ku i reklamoni ju, a i çoni në prokurori kur lidhja e kontratës me fondin limit ka qenë në shkelje, dhe se konkurrenca është fiktive, Këtë duan shqiptarët, jo marrëdhëniet ndërkombëtare. Në raportet ndërkombëtare, vendi ynë është i nxirë lidhur me korrupsionin për mardh veshjet. Nuk ankohen firmat, dhe subjektet konkurruese pas nuk marrin më pjesë në procedura.

Kryekomisioneri Myzyri: Komisioni i prokurimit ka shqyrtuar ankesa, nuk mund të themi se nuk ka ankesa në procedurat. Mbi 26 subjekte të reja kanë ardhur në sistemin elektronik, pasi kemi rritur aksesin e operatorëve ekonomik. Në rastet ku kemi konstatuar shkelje, kemi deleguar për hetim.

Çupi: Kërkoj që shqetësimet e ngritura këtu për shkeljet dhe moseficencë në buxhetin e shtetit të vendosen në rezolutë, mos të themi se u mbyllën këtu.