TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Partia e Lirisë ka dalë në mbështetje të banorëve të Berxullës, të cilët protestojnë për shkak se preken nga projekti i rrugës Thumanë-Kashar.
Sekretari i Përgjithshëm i PL-së, Tedi Blushi thotë se qeveria po planifikon t’u shkatërrojë pronat me forcë dhe presion, duke u premtuar në ajër kompensime të padrejta dhe qesharake financiare.
Me anë të një postimi në Facebook, Blushi i bën thirrje qeverisë që të tërhiqet dhe të pranojë kërkesat kushtetuese të banorëve të kësaj zone.
“I bëjmë thirrje Qeverisë të tërhiqet menjëherë nga çdo përpjekje kokëfortë dhe procedurë antikushtetuese, që synon shkatërrimin me dhunë të pronave private të qytetarëve, por të garantojë një zgjidhje të drejtë dhe objektive siç Kushtetuta e parashikon, me transparencë, konsultime dhe mjete demokratike”, thuhet në reagimin e Blushit.
Reagimi i Tedi Blushit
PRONA ËSHTË E SHENJTË! PRANONI KËRKESAT KUSHTETUESE TË BANORËVE TË BËRXULLËS!
Në mënyrë antikushtetuese, të dhunshme dhe jo transparente, Qeveria ka planifikuar një proces shkatërrimi për pronat e qytetarëve të Bërxullës që preken nga projekti Thumanë-Kashar.
Duke vlerësuar me objektivitet kërkesat e drejta të këtyre banorëve që prej muajsh janë në protestë mbështesim plotësisht shqetësimin shumë të madh të tyre se Qeveria po planifikon t’u shkatërrojë pronat me forcë dhe presion, duke u premtuar në ajër kompensime të padrejta dhe qesharake financiare.
Mbi të gjitha duke krijuar një situatë antiligjore, duke nxitur një tension social shumë të rëndë dhe duke vënë në rrezik jetën e dhjetëra banorëve që janë të vendosur të mbrojnë me çdo çmim pasuritë e tyre legjitime!
I bëjmë thirrje Qeverisë të tërhiqet menjëherë nga çdo përpjekje kokëfortë dhe procedurë antikushtetuese, që synon shkatërrimin me dhunë të pronave private të qytetarëve, por të garantojë një zgjidhje të drejtë dhe objektive siç Kushtetuta e parashikon, me transparencë, konsultime dhe mjete demokratike!