AKTUALITET, 22 Janar 2023, 10:33

Ishte planifikuar përsëritja e 'Primareve' në Dibër, anulohet procesi

Ishte planifikuar përsëritja e 'Primareve' në

Anulohen primaret në Dibër. Ditën e sotme Partia Demokratike kishte planifikuar të mbaheshin për zgjedhjen e fituesit që pritet të kandidojë për kreun e bashkisë.

Në garë do të merrnin pjesë të gjithë kandidatët të cilët morën pjesë në zgjedhjet e para të primareve që u bënë më herët. Ende nuk është përcaktuar data tjetër kur mund të realizohet përsëritja e zgjedhjeve. 

Dega e PD Dibër do të miratojë një Komision të ri të Votimit dhe Numërimit, ku në përbërje të tij, për shkak të problematikave të konstatuara të mos marrin pjesë anëtarët që kanë administruar procesin e mëparshëm.