AKTUALITET, 22 Janar 2023, 09:57

Kukës/ Dëbora bllokon aksin Dushaj-Lekbibaj, probleme me energjinë elektrike në disa zona

Kukës/ Dëbora bllokon aksin Dushaj-Lekbibaj, probleme me

Territori i Qarkut Kukës është përfshirë nga reshje bore deri në orët e para të mëngjesit.

Lartësia e borës në Shishtavec shkon deri në 15 cm dhe në Valbonë 50 cm. Rrugët nacionale janë të qarkullueshme normalisht përveç aksit Dushaj-Lekbibaj që është bllokuar përsëri gjatë natës.

Aktualisht po punohet për hapjen e saj nga subjekti kontraktor.

Furnizimi me energji elektrike është normal në gjithë territorin e Qarkut Kukës, përveç Njësisë Administrative Malzi dhe Arrën, bashkia Kukës dhe Njësia Administrative Fierz, Lekbibaj dhe Tropojë e vjetër bashkia bashkia Tropojë. OSHEE po punon për riparimin e rrjetit elektrik të dëmtuar.