AKTUALITET, 22 Janar 2023, 08:39

Aksident pranë 'Vasil Shantos' në Tiranë, makina përfundon brenda kioskës

Aksident pranë 'Vasil Shantos' në Tiranë, makina

Një aksident i rëndë ka ndodhur mbrëmjen e djeshme në kryeqytet.

Në kryqëzimin e Unazës pranë Myslym Shyrit, një makinë humbi kontrollin duke u përplasur me një kioskë në trotuar. Deri më tani raportohet se në automjet ishin dy femra.

Efektivët e policisë mbërritën në vendngjarje. Ende nuk dihen rrethanat e këtij aksidenti të frikshëm dhe nëse ka pasur të lënduar.