AKTUALITET, 22 Janar 2023, 11:43

U arrestua për instalimin e matësve të energjisë elektrike, ja shuma e parave që elektricisti i OSHEE-së u merrte qytetarëve në Tiranë

U arrestua për instalimin e matësve të energjisë elektrike,

Prokuroria e Tiranës ka kërkuar arrest me burg për punonjësin e OSHEE-së, B. Ll., i cili u instalonte qytetarëve matës të energjisë elektrike kundrejt pagesave të konsiderueshme.

46 vjeçari u arrestua ditën e djeshme nga policia e Tiranës pasi u zbulua se u instalonte matësa të energjisë elektrike qytetarëve në këmbim të shumave të konsiderueshme të parave.

Nga hetimet e prokurorisë rezulton se B. Ll., ka marrë 150 mijë lekë për vënien e aparatit ndërkohë që tarifa reale është vetëm 24 mijë lekë.