TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Urdhër arrestet për organizatorët e atentatit ndaj Prokurorit Arjan Ndoj ishin firmosuar nga SPAK në muajin nëntor dhe dhjetor të vitit të kaluar.
Kjo për shkak se dyshohej se personat e shpallur në kërkim po diskutonin për tu rikthyer në Shqipëri, raporton gazetarja Klodiana Lala.
Megjithatë operacioni që u mbajt sekret u përshpejtua pasi Prokuroria e Posaçme vlerësoi se kishte kaluar një kohë e gjatë dhe mund të kishte ngjarje të tjera kriminale.
Ndaj organizuan operacionin sekret ku ranë në pranga Genti Ndërjaku alias Kili Ndërjaku, Bashkim Haxhia, Marsel Decka, Endrit Sinani dhe Juljan Pjetri.
Pesë të akuzuarit dolën sot (21 janar) në gjykata dhe ndaj tyre u dha masa e sigurisë arrest me burg.
Ndërkohë Plarent Dervishaj, Ramazan Rraja, Julian Mece si edhe shtetasi me inicialet D.Sh, janë shpallur në kërkim.
Mësohet se nipi i deputetit Rrahman Rraja, Ramazani është ndaluar në aeroportin e Zvicrës pas atentatit ndaj prokurorit dhe pasi është marrë disa orë në pyetje, është lënë i lire.