TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Moti i keq ka përfshirë të gjithë vendin tonë prej dy ditësh. Policia e Shtetit ka shtuar masat në vendin e quajtur Qafë-Murrizë në Rrugën e Arbrit me qëllim parandalimin e aksidenteve rrygore.
Ajo i këshillon drejtuesit e automjeteve të ulin shpejtësinë dhe të kenë vëmendje të shtuar gjatë qarkullimit ndërkohë që tre borëpastruese vijojnë punën duke e mbajtur të hapur aksin rrugor.
Njoftimi i policisë
Masa të shtuara gjatë natës në rrugën e Arbrit, me qëllim parandalimin e aksidenteve rrugore.
Si pasojë e motit të keq në vendin e quajtur Qafë-Murrizë, ku në intervale të shkurtra kohore bien reshje dëbore, Policia Rrugore ka shtuar masat e saj duke koordinuar veprimet ndërmjet Policisë Rrugore të DVP Dibër dhe të Komisariatit Rajonal të Policisë Rrugore Tiranë.
Patrullat e Policisë janë në lëvizje të koordinuara dhe me Patrullat e Përgjithshme, duke ndaluar dhe këshilluar drejtuesit e mjeteve që të moderojnë shpejtësinë dhe të qarkullojnë me vëmendje të shtuar në Bypass.
Duke u nisur nga fakti që gjatë natës temperaturat ulen ndjeshëm dhe mund të krijohen shtresa akulli, Policia Rrugore apelon dhe njëherë për të gjithë drejtuesit e mjeteve që përdorin rrugën e Arbrit, të tregojnë kujdes në Bypass dhe të ndjekin udhëzimet e punonjësve të Policisë, të cilët janë në patrullim përgjatë gjithë aksit rrugor për t’ju ardhur në ndihmë drejtuesve të mjeteve në rast nevoje.
Ndërkohë firma kontraktore ka tre borëpastruese të cilat vijojnë punën duke e mbajtur të hapur aksin rrugor.
Në rast nevoje për ndihnë, telefononi në nr 112.