TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Pas disa orësh, rihapet qarkullimi i automjeteve në rrugën e Arbrit në aksin Qafë Murriz-Klos, e cila u bllokua për shkak të reshjeve të dëborës.
Policia njofton se qarkullimi i mjeteve ka vijuar normalisht teksa nuk ka më bllokime.
Njoftimi i policisë:
Rihapet për qarkullimin e automjeteve aksi rrugor bypass-Qafë Murrizë-Klos, e cila u bllokua për shkak të reshjeve të dëborës.
Qarkullimi i mjeteve ka vijuar normalisht dhe nuk ka mjete të bllokuara.
Shërbimet e Policisë Rrugore janë në gadishmëri të plotë për menaxhimin e trafikut dhe apelojnë për drejtuesit e mjeteve të tregojnë kujdes të shtuar gjatë drejtimit të mjetit dhe mos të kryejnë manovra të rrezikshme në rrugë.