AKTUALITET, 22 Janar 2023, 09:31

ARRSH: Në aksin Qafë Thore-Theth vazhdon rënia e ortekëve, ka vështirësi kalimi për mjetet

ARRSH: Në aksin Qafë Thore-Theth vazhdon rënia e ortekëve,

Aksi Qafë Thore-Theth është i vetmi ku ka vështirësi për kalimin e mjeteve.

Autoriteti Rrugor Shqiptar informon se gjatë natës dhe në orët e para të mëngjesit ka rënë intensiteti i reshjeve duke sjellë një qetësim të situatës.

Rrugët janë të hapura dhe qarkullimi kryhet pa probleme. Kontraktorët me mjete e punëtorë janë në terren për të mbajtur qarkullimin në normalitet.

ARRSH këshillon drejtuesit e mjeteve që të kenë kujdes të shtuar gjatë drejtimit në kohë me reshje si dhe kërkon që të pajisen me goma dimërore dhe zinxhirë kur udhëtohet për në zonat malore.

Postimi:

Gjatë natës dhe në orët e para të mëngjesit ka rënë intensiteti i reshjeve duke sjellë një qetësim të situatës Rrugët janë të hapura dhe qarkullimi kryhet pa probleme.

Në aksin Qafë Thore-Theth, në zonën e tuneleve, vazhdon rënia e ortekëve duke sjellë vështirësi për mjetet dhe punëtorët për pastrimin e rrugës dendësia e dëborës. Kontraktorët me mjete e punëtorë janë në terren për të mbajtur qarkullimin në normalitet.

Tregoni kujdes të shtuar gjatë drejtimit të mjetit në kohë me reshje, pajisuni me goma dimërore dhe zinxhirë kur udhëtoni për në zonat malore, ulni shpejtësinë, respektoni sinjalistikën dhe udhëzimet e Policisë Rrugore.